23,12,2024

Kosovari provokon policët dhe reziston fizikisht ndaj tyre

Must Read

Një kosovar 22 vjeçar ka rënë në sy duke iu drejtuar policëve me fjalën: “Baretta” (markë e revoles) dhe duke bërë gjeste që lënë të nënkuptohet se ka me vete një armë.

Është e rëndë për t`u besuar, por pikërisht në kohën kur policët ishin në momentet më të rrezikshme të ndërhyrjes, ata u provokuan dhe sulmuan nga qytetarët. Kjo ka ndodhur në natën në mes të të premtes dhe të shtunës (22 dhe 23 korrik) dhe disa orë më vonë, të dielën, më 24 korrik, kur policët janë sulmuar edhe fizikisht, shkruan münchen tv.

Rasti më i rëndë ka ndodhur të dielën, pak pas mesnatës në stacionin hekurudhor të lindjes, transmeton albinfo.ch. Një kosovar 22 vjeçar ka rënë në sy duke iu drejtuar policëve me fjalën: “Baretta” (markë e revoles) dhe duke bërë gjeste që lënë të nënkuptohet se ka me vete një armë. Pas kontrollimit, te ai nuk u gjet asnjë armë.

Por, i riu nuk u mjaftua me provokimin që kishte bërë më parë. Ai, duke qenë edhe nën ndikimin e alkoolit (0.92 promilë) ka sulmuar policët duke provuar t`i godiste me bërryla në fytyrë, përcjell albinfo.ch. Kur policët donin ta arrestonin, ai po rezistonte me forcë duke provuar t`i godasë policët me kokë.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img