29,06,2025

Qeveria shpërfill AKK-në, mban të politizuara bordet e ndërmarrjeve publike

Must Read

Qeveria e Kosovës ka gjashtë muaj që po i shpërfill gjetjet e Agjencisë Kundër Korrupsionit (AKK) për shkelje të Ligjit për ndërmarrje publike gjatë emërimit të 17 anëtarëve të bordeve në nëntë ndërmarrje publike qendrore.

Edhe pse ka pranuar formalisht konkluzionin e AKK-së, Qeveria ende nuk e ka parë të arsyeshme që t’i rishikojë këtë emërime apo të marrë vendim se si do të veprohet më tutje, shkruan sot Koha Ditore.

Shkelje të ligjit gjatë emërimit të anëtarëve dhe drejtorëve të bordeve ka pasur në ndërmarrjet publike si: Aeroporti i Gjakovës, Hekurudha e Kosovës (InfraKos), Hekurudha e Kosovës (TrainKos), kompania e ujësjellësit rajonal “Hidrodrini” në Pejë, Kompania Rajonale e Ujësjellësit Mitrovicë, kompania e ujësjellësit rajonal “Radoniqi” në Gjakovë, Korporata Energjetike e Kosovës, Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT), si dhe Posta e Telekomunikacioni i Kosovës.

AKK-ja në konkluzionin e saj dërguar Zyrës së Kryeministrit të Kosovës, përkatësisht sekretarit të përgjithshëm, Fitim Krasniqi, e ka njoftuar këtë institucion se komisionet vlerësuese kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për ndërmarrje publike.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

E dhimbshme: Vetaksident me fatalitet në fshatin Muhovc të Ferizajt – Humb jetën një 28-vjeçar

Një aksident tragjik trafiku ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në magjistralen Ferizaj – fshati...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img