18,10,2024

Vret me thikë së paku 19 persona me të meta

Must Read

I dyshuari, në stacionin policor është paraqitur me fjalët: “Unë e kam bërë”. Ndërsa gjatë marrjes së parë në pyetje ai ka shtuar se “të gjithë personat me të meta duhen zhdukur”.

Në një qendër për personat me nevoja të veçanta në afërsi të Tokios, në Japoni, ka ndodhur mbrëmë një masakër e vërtetë. Një person ka goditur me thikë dhe ka vrarë së paku 19 njerëz ndërsa 26 të tjerë i ka plagosur, 20 prej të cilëve kanë marrë plagë të rënda.

Personi i dyshuar i është paraqitur vetë policisë dhe mbahet në arrest, shkruajnë mediat botërore.

Policia bën të ditur se personi i përmendur, në stacionin policor është paraqitur me fjalët: “Unë e kam bërë”, transmetojn mediat. Ndërsa gjatë marrjes së parë në pyetje ai ka shtuar se “të gjithë personat me të meta duhen zhdukur”.

Mediat po ashtu raportojnë se ky person ka qenë më parë punëtor i kësaj qendre dhe se banonte në qytet.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Njoftim nga Komuna e Ferizajt: Këto rrugë do të jenë të mbyllura për shkak të punimeve

Ju njoftojmë se Komuna Ferizajt, praktikisht Drejtoria e Infrastrukturës është në vazhdim të implementimit të projektit të “Bashkimit të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img