01,08,2025

Sanders përkrah Klintonin edhe pas skandalit me email-et

Must Read

Senatori Bërni Sanders i ka ofruar sërish përkrahje kandidates demokrate për Shtëpinë e Bardhë, Hillari Klinton.

Mbështetja e Sandersit vjen pas skandalit të rrjedhjes së disa komunikimeve të brendshme partiake, që tregonin se si pjesëtarët e Komitetit Kombëtar Demokratik e kanë favorizuar Klintonin ndaj rivalit të saj Bërni Sanders, gjatë zgjedhjeve partiake për të siguruar nominimin e partisë.

Sidoqoftë Sanders mendon se qëllimi i përbashkët i demokratëve tani është mposhtja e Donald Trampit. “Ne duhet ta mundim Donald Tramp. Ne duhet ta zgjedhim Hillari Klintonin dhe Tim Keinin”, ka thënë Sanders para delegatëve përkrahës të tij. Një grup delegatësh e kanë kundërshtuar këtë deklaratë duke thirrur “ne e duam Bërnin”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Një 63-vjeçar gjendet i vdekur në një vilë në Jezerc

Një 63-vjeçar është gjetur pa shenja jete në një vilë private në fshatin Jezerc të Ferizajt. Rastin e ka konfirmuar...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img