21 korrik 2016 –Ferizaj
Në adresën zyrtare të organizatës kohëve të fundit kanë ardhur shumë ankesa nga qytetarët e Ferizajt, ankesat ishin nga më të ndryshmet por më të shumtat ishin ato mbi mirëmbajtjen e pastërtisë në zonat e banuara në qendër të Ferizajt si dhe uzurpimi i pronës publike (parkut në qendër) nga biznesmen të lidhur me kryetarin e komunës.
KDN pas këtyre ankesave vizitoi pjesë të ndryshme të qyteti ku atë që e pamë ishte vërtet tronditëse , shumë qytetarë frikësoheshin nga hapja e ndo një epidemie të mundshme , disa u ankuan se s”mund as ushqim të hanë në shtëpitë e tyre për shkak kundërmimit të erërave të mbeturinave , disa thonë se e kanë të cenuar edhe lëvizjen e lirë nga grumbullimi i qenve endacak për shkak mbeturinave.
Në rrugët : rruga B.Gursel Sylejmani , rruga Gjon Sereçi , sheshi i qytetit , rruga Naim Beka, rruga Enver Topalli , rruga Rexhep Bislimi , Parku i qytetit dhe shumë pjesë të tjera të qytetit në orët e pas darkës janë të izoluara nga mbeturinat dhe qenët endacak.
Shqetësim tjetër është se parku i vetëm edhe me hapësirë të vogël është i bllokuar, këtyre ditëve kemi hasur se shumë veprimtari biznesore janë vendosur në parkun e qytetit ku në këtë rast qytetarët nuk kanë hapësirë që ta shfrytëzojnë këtë park edhe ashtu të vogël.
z. Kryetar ju bëjmë apel që të përkujdesni për shqetësimet e ngritura nga qytetarët tuaj dhe shoqëria civile, kërkojmë më shumë hapësira të gjelbra e jo uzurpime të tyre.
Kërkojmë pastërti në qytetin tonë ashtu siç keni premtuar dhe jo qendra të bëhet vend deponie e mbeturinave , kërkojmë siguri nga qenët endacak dhe jo shtimin e tyre siç jeni duke e bërë. Kërkojmë edhe shumë e shumë realizime të premtimeve tua ..
Kryetar kërkojmë përgjigje dhe përgjegjësi nga juu
Jeton Ibrahimi
Kryetar I KDN-Së
21 korrik 2016
Ferizaj