05,07,2025

Ferizaj: Vret gruan pastaj edhe veten

Must Read

Sot rreth orës 01:00, policia ka marrë informatën për gjuajtje me armë zjarri në rugën ,,Shukri Hoxha” në Ferizaj.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore,Prokurori si dhe hetuesit e Mjekësisë Ligjore  dhe në dhomë të fjetjes kan hasur në dy trupa të pajetë , ku pas ekzaminimit nga ana e mjekut është konfirmuar se viktimat e rastit kishin ndërruar jetë.

Viktima F.O. 27 vjeçare ishte qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari H.B. 28 vjeçar, përndryshe bashkëshorti i viktimës dhe i njëjti pastaj ka qëlluar edhe veten me një plumb.

Në vendin e ngjarjes janë gjetur  gëzhojat si dhe është gjetur dhe konfiskuar arma e llojit AK-47 , me të cilën dyshohet se është kryer vepra.

Trupat e pajetë  janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për obduksion.

Me rastin janë duke u marr hetuesit e Sektorit të hetimeve rajonale.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj – Gënjeu se iu vodh vetura 130 mijë euroshe, identifikohet nga policia shtetasi i Maqedonisë së Veriut

Policia e Kosovës ka njoftuar për një rast të kallëzimit të rremë, i cili dyshohet se është bërë me...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img