21,12,2025

Ilazi: PE hapë rrugën për vendimin final për liberalizim të vizave në KE

Must Read

Pas miratimit të propizimit për liberalizimin  e vizave për Kosovën nga Komiteti për Politikë të Jashtme i Parlamentit Evropian edhe zëvendës ministri për Integrime  Evropiane,Ramadan Ilazi  e ka cilësuar si lajm të mirë për qytetarët e Kosovës. Lëvizja e lirë pa viza në shtetet e zonës Schengen këtë vit është një mundësi reale, në përputhje edhe me zotimin tonë publik,ka thënë Ilazi.

“Një lajm i mirë sot nga Parlamenti Evropian ku Komisioni për Politikë të Jashtme ka miratuar rekomandimin për liberalizim të vizave për Kosovën. Ky është një hap i rëndësishëm në kuadër të procedurave të procesit vendimmarrës të liberalizimit të vizave. Hapi i radhës është shqyrtimi dhe miratimi i rekomandimit në Komisionin për Drejtësi të Parlamentit Evropian para se të votohet në seance Plenare ku shënohet edhe përfundimi i procedurave në Parlamentin Evropian dhe hapet rruga për vendimin final për liberalizim të vizave në Këshillin e Ministrave të BE-së për Punë të Brendshme dhe Drejtësi. Mbi bazën e progresit që ne do të bëjmë për përmbushjen e kushteve të mbetura për Kosovën, lëvizja e lirë pa viza në shtetet e zonës Schengen këtë vit është një mundësi reale, në përputhje edhe me zotimin tonë publik.’ ka thënë Ilazi

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj: Gjobiten dy kompani transportuese për ndotje të rrugës magjistrale

Policia raporton se dy kamionë transportues me targa të huaja, të angazhuar nga kompani, janë ndaluar dhe ndëshkuar nga...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img