22,06,2024

Ferizaj: Mirë se na vini mërgimtarë, për ju një kafe vetëm 70 cent

Must Read

Disa subjekte hoteliere të Ferizajt, që nga dje kanë bërë ngritjen e çmimeve të produkteve që ofrojnë.Pronarë të këtyre subjekteve kanë dhënë një mori arsyesh se pse ka ardhur deri te kjo, ndërsa qytetarët në anën tjetër kanë vlerësuar se kjo rritje në këto rrethana sociale është e paarsyshme.Mësohet se disa subjekte hoteliere nuk  i janë përgjigjur kërkesës për ngritjen e çmimeve.

Ngritja e çmimeve të produkteve që i ofrojnë disa kafiteri të Ferizajt, nuk është pritur mirë sot  nga ana e qytetarëve të Ferizajt.Ata kanë përmendur me këtë rast gjendjen e vështirë materiale të popullatës, ndërsa kanë bërë thirrje që ky vendim i subjekteve të rishikohet.

“Pjesa më e madhe e popullatës jeton në kuhste të vështira, ngritja e këtyre çmimeve vetëm sa e veshtirëson buxhetin e tyre.Qytetarët kanë nevojë që të dalin nëpër kafiteri, ndërsa çmimet që ofrojnë subjketet hoteliere e kanë ndikimin në frekunetimin e tyre”, ka thënë Nijazi Behluli.

Nën anën tjetër pronarë të kafiterive i kanë dhënë arsyet e tyre se pse ka ardhur deri tek kjo ngrtje, duke përmendur me këtë rast aplikim e TVSH, akcizën, rritjen e materialit shpenzues, pagat e punëtorëve, qeratë , rrymën etj

“Janë një mori arysesh që ne e kemi marr ketë hap.Ne, e dimë gjendjen e ekonomike të popullats, por me këto çmime aktuale vështirë se mund të mbijtojmë” thotë, Armend Pajaziti, pronar i kafiterisë N’Dritare

Mësohet se disa subjekte hoteliere nuk kanë bërë ngritjen e çmimeve të shërbimeve që ofrojnë.Ata nuk kanë dashur që të prononcohen para kamerave, duke u thirrur në arsyet e tyre.

Për pronarët, kjo rritje ka qenë dashtë të ndodhë qysh vitin e kaluar, ndërsa qytetarët shprehen se çmimet aktuale janë të kapshme për gjepin e tyre

Ndryshe, rritja e çmimeve të shërbimeve hoteliere është bërë në periudhën kur frekuentimi i qytetarëve është shumë i madhë, sidomos i mërgimtarëve dhe ndoshta kjo ka qenë arsyja kryesore e ngritjes së tyre.

13582355_1078893065490939_759177216_o

 

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Miratohet Korniza Afatmesme Buxhetore për vitin 2025-2027

Këtë të enjte është mbajtur mbledhja e Kuvendit të Komunës e kryesuar nga Kryesuesi i Kuvendit të Komunës, Xhavit...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img