02,05,2024

Arta Tahiri përcjellë eksperiencat e qeverisjes lokale   në takimin e NDI-së në Tiranë

Must Read

NDI -Albanian në partneritet me Ambasadën e Zvicrës në Shqipëri dhe asaj Suedeze, po organizojnë konferencën punuese për Qeverisjen lokale në Bashkitë e Shqipërisë.

Në këtë takim po merr pjesë edhe Arta Tahiri, asambliste  nga  komuna e Ferizajt. Me këtë rast Tahiri ka përcjellë tek  të pranishmit eksperiencat e qeverisjes lokale nga Komuna e Ferizajt

“Ndihem e nderuar dhe e vlerësuar që si mysafire nderi, NDI më ftoi të prezantoi  eksperiencat tona lokale e të krijojmë bashkëpunime të ndërsjellë në iniciativat tona” ka thënë Tahiri
Në këtë workshop dy ditorë po marrin pjesë përfaqësues të Partive Politike si dhe kryetar të Bashkive te Shqipërisë, si dhe ekspertë ndërkombëtarë e vendor për Vendimmarrjen Lokale.

13512144_10156968440135214_949523921072218321_n 13522493_10156968460520214_1352814999_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Policia rajonale e Ferizajt konfiskon motoçikleta dhe skuter pa dokumentacion të rregullt

Policët e Komunikacionit Rrugor dhe polcicët e stacionit të Ferizajt sot kanë zbatuar planin operativ " Motoçikleta dhe Trotineti...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img