Me të përfunduar ndeshja e cila me golin e Sadikut i siguroi fitoren kombëtares mijëra ferizajas vërshuan rrugët e qytetit të Ferizajt. Festës së qytetarëve pas përfundimit të ndeshjes iu bashkua edhe kryetari i Ferizajt,Muharrem Svarqa.
“Ishte më tepër se lojë, ishte prezantim i kombit shqiptarë. Ishte kjo një kurorëzim i imazhit të cilin e krijuan tifozeria shqiptare në Francë e cila u tregoj botës se jemi popull i lashtë dhe me traditë. Edhe kjo tifozeri e bërë nga Ferizaj është mbështetje e atyre të cilët pa fajin e tyre nuk iu dha mundësia që të jenë në Francë. I urojë kombëtares suksese dhe urojë që ndeshjet tjera të kombëtares këta qytetarë ti përcjellin nga vendi ku ato zhvillohen dhe të mos kenë më pengesa” tha kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa.