Në ditën e tretë kur edhe përfundon konkursi për regjistrim në shkolla të mesme , gjimnazet dhe mjekësia me numrin më të madh të nxënësve që kanë aplikuar.
Ende mbetet i ulët interesimi për shkolla profesionale edhe pse në disa shkollë sipas përgjegjësve deri më sot interesimi është i kënaqshëm.
Në Gjimnazin shkencorë “Kuvendi i Arbërit” për 448 vende të hapura kanë aplikuar 492 nxënës.
Në Gjimnazin shoqërorë “Dr Shaba Hashani” për 288 vende kanë aplikuar 430 nxënës.
Në shkollën e mjekësisë “Elena Gjika” për 128 vende të lira kanë aplikuar 377 nxënës.
Një interesim i shtuar vërehet edhe në shkollën e muzikës “Çask Zadeja” ku për 40 vende të parapara kanë konkurruar 47 kandidat. Në këtë shkollë edhe pas klasifikimit në bazë të kritereve pritet që pas përfundimit të afatit për konkurrim (20 qershor) kandidatët ti nënshtrohen provimit pranues.
Një interesim më i madh këtë vit vërehet edhe në shkollën teknikë “Pjetër Bogdani” ku për 320 vende të parapara deri më tani kanë aplikuar 206 nxënës e që sipas konkursit ka kohë ende, dhe pas komunikimit të rezultateve në gjimnaze ky numër mund të rritet.
Një interesim i vogël vërehet në shkollën e Agrobiznesit ku deri më tani kanë aplikuar rreth 50 kandidat edhe pse sipas përgjegjësve janë hapur drejtime të cilat janë në përputhshmëri me ekonominë e tregut dhe të punës.
Bëhet e ditur se në gjimnaze janë pranuar dokumente të cilat kanë pranuar kriterin e paraparë me konkurs dhe nesër pritet shpallja e rezultateve sipas suksesit dhe pikëve të këtyre kandidatëve.