24,11,2024

Vihet  gurthemeli i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik  në  Ferizaj  

Must Read

Këtë të mërkure në Ferizaj është vënë gurthemeli i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik.

Në një ceremoni në të cilën morën pjesë  Kryeministri Isa Mustafa, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, deputetë e përfaqësues të tjerë nga institucionet lokale dhe qendrore është vënë gurthemeli i Qendrës Rajonale të Shëndetit Publik

13453059_1067428743304038_2130665288_o

“Ne si Qeveri i kemi dhënë prioritet themelor shëndetësisë e arsimit kundrejt zhvillimit ekonomik dhe këta tre sektorë lidhen shumë mes vete. Neve na nevojitet që të kemi popullatë të shëndoshë, të kujdesemi për shëndetin e qytetarëve dhe për avancimin e shëndetit publik. Instituti dhe Ministria e kanë bërë një punë të rëndësishme në këtë fushë. Ne e vlerësojmë lartë punën që është bërë, por po ashtu konsiderojmë se duhet të investojmë më tepër në ndërtimin e objekteve, në mënyrë që edhe punonjësit shëndetësorë, por edhe shfrytëzuesit e shërbimeve shëndetësore publike të jenë të kënaqur” ka thënë Mustafa.

“Është një investim shumë i rëndësishëm dhe  besoi vitin e ardhshëm  do të bëhet inaugurimi. Në vazhdën e kësaj  pritet që së shpejti të vihet edhe gurthemeli i Spitalit Rajonal të Ferizajt, investim i cili ka një vlerë prej 9 milionësh” ka shtuar  Mustafa.

Për këtë vënie të gurthemelit  ka uruar edhe ministri i Shëndetësisë Imet Rrahmani i cili  tha se më këtë  projekt po rrumbullakohet   ndërtimi i infrastrukturës në ngritjen e objekteve  të qendrave të Shëndetit Publik.

Rrahmani tha se Ferizajt i është  dhënë prioritet  dhe do të trajtohet në mënyrë të veçantë dhe do të ketë investime në  infrastrukturë.

13410906_1067428603304052_1598122152_o

Kryetari  i  Ferizajt Muharrem Svarqa  me këtë rast tha se ky për të gjithë është një moment tepër i  rëndësishëm e në veçanti për ferizajasit pasi me këtë po fillon zgjidhja e problemit  të kompleksit të Instituteve të Shëndetit Publik dhe të komplekseve spitalore. Një një ambient të veçantë dhe piktoresk.

“Siç jeni në dijeni, dje është rishpallur tenderi për Spitalin rajonal, i cili, nëse gjithçka shkon sipas planit, do të duhej të fillonte së ndërtuari brenda disa muajsh. Në këtë mënyrë, komuna e Ferizajt, por edhe komunat përreth do të bëhen me objekte të rëndësishme për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve, kurse kjo zonë ku jemi, po shndërrohet në zonë shëndetësore. Ne i shfaqim mirënjohje të thellë Qeverisë së Kosovës, kryeministrit Mustafa dhe Ministrisë së Shëndetësisë për miratimin dhe çuarjen përpara të këtyre projekteve kapitale. Me këto investime, po hyjmë në fazën kur mund të shohim drejtpërdrejt realizimin e synimeve të ferizajasve për të pasur një spital modern dhe një objekt bashkëkohor të Institutit të Shëndetësisë Publike”, ka thënë kryetari Svarqa.

Ai më tej ka shtuar se objektet e reja dhe kushtet e punës, janë vetëm njëra anë e problemit.

“Ana tjetër, dhe për mendimin tim, më e rëndësishmja, është organizimi i mirë i punës, angazhimi me përkushtim për të ofruar shërbime të mira shëndetësore për qytetarët. Në këtë aspekt duhet punuar shumë, në mënyrë që qytetarët të kenë mbrojtjen shëndetësore që e meritojnë. Uroj që edhe Instituti rajonal i shëndetësisë publike, në kushte më të mira pune që do t’i ketë në këtë objekt të ri, të tregojë angazhime të shtuara për të mbajtur nën vëzhgim gjendjen shëndetësore të popullatës, sidomos gjendjen epidemiologjike. Komuna e Ferizajt do të ofrojë gjithë mundësitë e veta që ky objekt të përfundojë me sukses dhe të vihet në shërbim të shëndetit të popullatës”, ka përfunduar i pari i Ferizajt, Muharrem Svarqa

Svarqa tha se përkundër kushteve të vështira që ka pas shëndetësia  ferizajase  ka dhënë kuadro  të cilët  shërbejnë nëpër qendrat e njohura mjekësor  në shtetet e Evropës Perendimore..

13446041_1067428136637432_679536910_o 13445861_1067428566637389_1880176405_o 13446092_1067428553304057_2019420854_o 13446010_1067428589970720_1831848298_o

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img