30,04,2024

Ish-punëtorët e Fabrikës së gypave lirojnë sallën e Kuvendit të Ferizajt

Must Read

Ish-punëtorët e Fabrikës së Gypave të Ferizajt, pas një muaji, vendosën ta lirojnë sallën e Kuvendit të Komunës, ku kishin nisur një grevë, në shenjë pakënaqësie për mospërmbushjen e detyrimeve të Qeverisë dhe AKP-së ndaj një borxhi.
Ish-punëtorët e liruan sallën e KK-së pas bisedimeve të djeshme me kryetarin e Ferizajt Muharrem Svarqa, i cili u tregoi atyre se e kishte dorëzuar në Qeveri dosjen me gjithë dokumentacionin që flet për vendimet e gjyqësorit dhe të institucioneve kosovare rreth borxhit ndaj tyre, sa kohë që ishin larguar dhunshëm nga puna ndërmjet viteve 1990-1999.
Kryetari Svarqa tha se do ta vazhdojë përkrahjen e këtyre ish-punëtorëve, duke shtuar përpjekjet për kontaktet e tyre me institucionet më të larta të shtetit, deri në përmbushjen e kërkesave.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Gjendet i vdekur një person në Entin Special në Ferizaj

Një person ka vdekur në Entin Special në Ferizaj. Këtë e ka bërë të ditur Drejtoria Rajonale e Policisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img