28,12,2024

Në periudhën janar-maj, 14 raste të dhunës në shkollat e Ferizajt

Must Read

Gjatë periudhës janar- maj të këtij viti janë shënuar gjithsejtë 14 raste të dhunës në institucionet shkollore të komunës së Ferizajt.

 Në shkrimin e sotëm të Kohës Ditore mes tjerash  shkruan se në këto raste është dashur të interesoj edhe Policia e Ferizajt.  Raportet e Policisë Regjionale së Ferizajt gjatë periudhës janar – maj të këtij viti vërehet se është shënuar një rënie e rasteve të dhunës nëpër shkolla prej 26 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 në të cilën ishin shënuar gjithsejtë 19 raste.

Sipas statistikave të Policisë sivjet nëpër institucione shkollore të Ferizajt janë shënuar gjithsejtë 14 raste të dhunës, prej tyre 8 raste të lëndimeve të lehta trupore, një rast i lëndimit të rënd trupor, 4 raste të prishjes së rendit dhe qetësisë publike dhe një rast përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm.

Rastet e tilla të dhunës po përsëriten në vazhdimësi përderisa pak ditë më parë është therrur me thikë një vajzë (V.T) e shkollës së mesme të bujqësisë “Zenel Hajdini” në qytetin e Ferizajt.

Agim Gashi zëdhënës në Stacionin e Policisë Rajonale në Ferizaj, ka thënë se Policia gjithmonë reagon në të gjitha rastet përderisa janë të obliguar dhe të thirrur për mbrojtjen e jetës, trupit dhe pronës të të gjithë qytetarëve si dhe në rastet nëpër shkolla.

“Sa i përket shkollave gjithmonë jemi në bashkëpunim me drejtorët dhe personelin arsimor të të gjitha shkollave. PK-ja gjatë tërë vitit realizon planin operativ “Siguria në shkolla”, derisa në të gjitha shkollat kohë pas kohe vizitohen nga policët e uniformuar si dhe policët me rroba civile dhe kemi kontakt të përhershme me personelin e shkollave, prej drejtorit e deri te punëtorët ndihmës”, ka thënë Gashi.

Sipas tij, rastet e masave ndëshkuese dërgohen te organet e prokurorisë dhe gjyqësorit me procedura të rregullta.

“Sa i përket ligjëratave dhe vetëdijesimit të nxënësve, gjatë vitit shkollor realizohen projekte të ndryshme si ai “Thuaju drogave-JO”, “Siguria në trafik” etj”, ka thënë Gashi për Koha Ditore. Eshref Qerimi, drejtor në shkollën e Mesme të Bujqësisë “Zenel Hajdini” ka bërë me dije. Të gjitha institucionet shkollore në Evropë i kanë kamerat vëzhguese të sigurisë ndërkaq fatkeqësisht për shkollat tona nuk po punohet aq shumë për këtë plan. Për projektin e kamerave për shkollën tonë kemi kërkuar prej më shumë se 3 vjet nga komuna, mirëpo përveç premtimeve se do të gjenden donatorë, deri më tashti nuk është realizuar ky projekt. Po mendoj se është e domosdoshëm vendosja e kamerave sepse mund t’i parandalon rastet e dhunës siç ishte ditë më parë në këtë shkollë derisa një nxënëse nga një shkollë tjetër ka hyrë në oborrin e shkollës dhe e ka therrur me thikë një nxënëse të shkollës sonë”,ka thënë ai.

Nga ana tjetër Muhamet Halili drejtor i arsimit në komunën e Ferizajt ka sqaruar raportet për raste të dhunës nëpër shkolla, dërgohen drejtpërdrejt në Polici nga drejtorët e shkollave, ndërkaq komuna deri tashti nuk ka pranuar ndonjë raport të tillë.

Për rastin e fundit të dhunës kanë kërkuar nga drejtori i shkollës së bujqësisë të ma sjell një raport më të detajuar për ta kuptuar më mirë.

“Me kujdestarët e klasave gjithmonë koordinohemi për mbajtje sa më të mirë të disiplinës nëpër shkolla, ndërkaq me Policinë e Kosovës kemi plane operative të ndryshme dhe njëkohësisht bëjmë identifikimin e nxënësve problematik me të cilët punojmë në vazhdimësi. Sidoqoftë nga shtatori i këtij viti po besoj se të gjitha shkollat e mëdha të Ferizajt do të pajisen me kamera të sigurisë sepse deri më tashti nuk kemi pasur buxhet për një projekt të tillë”, ka sqaruar Halili…..Shkruan sot Koha Ditore, me autor: Agim Ademi.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img