16,05,2025

Vazhdon odisejada për drejtor të shkollës në Fshatin e Vjetër (Dokument)

Must Read

Përmes një deklarate dërguar FerizajPress, ish-drejtoresha e SHFMU “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër reagon duke e publikuar vendimin e Gjykatës Themelore të Ferizajt, e cila për herë të dytë ka vendosur në favor të ish-drejtoreshës Shqipe Zeqiri-Emini dhe ka hedhur poshtë ankesën e DKA-së së Ferizajt.

Në deklaratën e Shqipe Zeqiri – Emini thuhet:

 

“Edhe nje vendim i Gjykates Themelore te Ferizajt per kthimin tim ne vendin e punes nga ku u largova kunderligjshem nga shkelesit e ligjit ( DKA dhe Komuna e Ferizajt).

DKA-ja e Ferizajt sipas te gjitha gjasave do te vazhdoj me avazin e vjeter- ankesa!!! Une kam durimin. Do te pres deri ne vendosjen perfundimtare te ligjmerise. Dhe nuk do te ndalem me kaq! Me siguri!  Secili do te paguaj per te bemat e veta ne kundershtim me ligjin!”

Ish-drejtoresha Shqipe Emini redaksisë së FerizajPress i ka dërguar edhe vendimin e fundit të nënshkruar nga kjo gjykatë në bazë të cilit ajo tashmë e quan veten Drejtoreshë e Ligjshme e SHFMU “Muharrem Shemsedini” në Fshatin e Vjetër në Ferizaj./FerizajPress

 

1 2 3

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Plani operativ “Motoçikleta 2025”, konfiskohen 18 motoçikleta

Ferizaj, 15.05.2025Policia e Komunikacionit Rrugor në bashkëpunim me Stacionin Policor në Ferizaj ka filluar sot zbatimin e planit operativ...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img