Pas lajmit se në një nëndegë të LDK-së në Kaçanik ,Dega e LDK-së në Kaçanik, me qëllim të informimit të drejtë dhe sqarimit të opinionit, lëshon këtë :
Komunikatë
Dezinformata lidhur me gjoja rrahjen në mbledhjen e nëndegës në fshatin Duraj-Gabrricë, e publikuar në disa portale, është qëllimkeqe dhe tendencioze ,që ka për qëllim të vetëm dëmtimin e Degës së LDK-së në Kaçanik dhe nëndegën e fshatit Duraj-Gabrricë.
Kjo nëndegë është themeluar dhe konsoliduar në mënyrë solide para gjashtë muajsh, është stabile dhe zhvillon aktivitet të ngjeshur në interes të LDK-së në Kaçanik dhe këtyre dy fshatrave.
Kjo si duket i ka penguar disa dhe tash përhapin dezinformata. Mbledhja me nëndegën e fshatit Duraj është mbajtur më 12 Maj 2016 në ora :20.00 në Restorant ” Jetmiri” në fshatin Duraj, ku kanë marrë pjesë kryesia e nëndegës dhe aktivistë të saj e në të cilën ka qenë prezent edhe Deputeti i Kuvendit të Kosovës,z.Adem Salihaj.
Mbledhja ka qenë plotësisht e qetë dhe pa asnjë problem, me një debat shumë konstruktiv dhe pa asnjë tension.Aty nuk ka ndodhur asnjë lloj ekcesi apo konflikti.
Njëri prej protagonistëve që përmendet në këtë dezinformatë , z.Adrian Salihaj, nuk ka qenë fare prezent në këtë mbledhje, kështu që s’ka pasur si të ndodh një konflikt i tillë.
Në anën tjetër është plotësisht e pasaktë se më 13 Maj 2016 është mbajtur ndonjë mbledhje e nëndegës së fshatit Duraj -Gabrricë në Restorantin ” Medi” , i cili nuk është fare në fshatin Duraj.
Kjo është informata e saktë dhe e plotë, ndërsa të gjitha versionet tjera janë dezinformata që kanë vetëm qëllime të këqija.
15.Maj 2016 Kryesia e Degës së LDK-së në Kaçanik.
Alban Hysa, zyrtar për informim, LDK dega në Kaçanik