24,11,2024

Punëtorët e Fabrikës së Tubave vizitohen nga deputetët ferizajas

Must Read

Ish punëtorët e fabrikës së Tubave të cilat që nga dita  djeshme kanë bllokuar sallën e Kuvendit Komunal në Ferizaj sot janë vizituar nga deputetë  ferizajas në Parlamentin e Kosovës.

Deputetët, Adem Salihaj,Synavere Rysha dhe Milazim Haliti sot kanë vizituar ish punëtorët e Fabrikës së Tubave në Ferizaj të cilët që nga mëngjesi i ditës së djeshme  kanë hyrë në sallën e Kuvendit Komunal dhe  po presin realizimin e katër kërkesave të tyre.

Deputetët u thanë punëtorëve se ata edhe më herët janë solidarizuar me kërkesat e punëtorëve dhe  për këtë edhe së bashku më parë  së bashku kanë bërë një kërkesë për realizimin e   kërkesave të këtyre punëtorëve.

“E dimë që jeni rraskapitur duke pritur zbatimin e vendimeve të cilat janë vendosur në favorin tuaj.Ne do të bëjmë  të gjithë atë që është në kompetenca tona por  ne jemi vetëm deputet dhe   shqetësimin tuaj mund ta paraqesim vetëm përmes  Kuvendit por nuk mund tu japim fjalë boshe pasi që ne si deputet nuk kemi fuqi ekzekutive. Me të marr vesh lajmin se jeni ngujuar kam kontaktuar edhe me shefin e grupit parlamentar të LDK-së. Ne do të shohim sa mundë tu ndihmojmë  por kompetencat e tona në këtë drejtim jemi të  kufizuar” tha Salihaj.

Edhe Synavere Rysha tha se gjatë tërë kohës  deputetët nga zona e Ferizajt  kanë përcjellë zhvillimet e rastit të këtyre ish punëtorëve.Si deputet sërish do të mundohen që këtë çështje  ta ndihmojnë të zgjidhet por  natyrisht në suazat e kompetencave të deputetëve.

Ndërsa deputeti Milazim Haliti, përveç asaj që tha se solidarizohet me problemin e këtyre punëtorëve propozoi që të formohet  një grup punues dhe  me ndihmën e deputetëve të kontaktohet me kryeministrin.

Mbrëmë  këta punëtor ishin vizituar edhe nga deputeti Blerim Grainca.

Ata  dje kanë paraqitur  kanë  katër kërkesa   për të cilat thonë se deri në realizimin e tyre do të qëndrojnë në sallën e Kuvendit.

Kërkesat e tyre janë;

1 Kërkojnë  takim urgjent me  kryetarin e Kuvendit të Kosovës,Kadri Veselin dhe Kryeministrin Isa Mustafa.

  1. Kërkojnë nga bordi i AKP-së që më së largu deri më 10 qershor të marr vendim për  lejimin e mjeteve për të bërë  pagesën e borxhit në tërësi.
  2. Kërkojnë solidarizimin e deputetëve të nivelit qendrorë nga zona e Ferizajt.
  3. Kërkojnë nga kryetari i Komunës, Muharrem Svarqa, që tu ofroi kusht të domosdoshme për qëndrim deri në realizimi e kërkesave të para e sidomos me asistencë mjekësore.

13180818_10207702993351172_526062684_n 13162530_10207702993871185_1380298692_n 13228171_10207702993831184_765759280_n 13219726_10207702993631179_78807148_n

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Arrestohen tre persona në Ferizaj, njëri për vjedhje dhe dy për pengim në detyrë të zyrtarëve policor

Më datën 21.11.2024 rrth orës 19:00 kemi pranuar informatën se në rrugën ‘’Dëshmorët e Kombit’’ në Ferizaj, në dy...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img