26,12,2024

Qasja e rinisë në politikë, shfrytëzim nga partia apo plotësim për partinë?!

Must Read

Për fat të keq rinia në Kosovë po përdoret gjithnjë e më shumë nga partitë politike vetëm gjatë kohës së fushatave zgjedhore dhe gjatë zgjedhjeve në Kosovë. Kjo është dukuri që kontribuon negativisht tek të rinjtë dhe kjo duhet të ndryshojë nga krerët e partive politike.

Rinia duhet të ketë qasje në proceset vendimmarrëse dhe në ato procese që implementohen në plan programet qoftë të zhvillimit ekonomik apo zhvillimin e sektorëve tjerë, që kanë të bëjnë me vendin. Ne në Kosovë jemi të vetëdijshëm plotësisht se rinia gjatë kohës së fushatave zgjedhore përdoret për të bartur postera e fletushka të partive politike dhe pastaj, në fushatën tjetër zgjedhore nuk është më rini, ngase ata kalojnë në fazën e pjekurisë ku radhën për përdorimin e tyre nga partitë e kanë të rinjtë e brezit të ardhshëm të cilët objektivat i kanë për të ndërtuar shtetin dhe ndihmuar vendit, ata premtohen me premtime nga më të ndryshmet, vetëm e vetëm për të siguruar vota partive politike përkatëse, por fundi i tyre vjen ku ata ndahen të zhgënjyer totalisht, ngase në Kosovë mbizotëron gjithnjë e më shumë nepotizmi, në thuajse gjitha dikasteret, në shumë procese që kanë të bëjnë me implementimin e sistemeve teknologjike punët kryhen nga kompanitë e jashtme dhe rinisë kosovare nuk i’u jepet qasja dhe mundësia e duhur për kontributin e tyre dhe mundësia për zhvillim.

Ne besojmë se kjo dukuri negative të ndryshojë, përndryshe rinia do të mbetet gjithmonë pasive, me shpresën se një ditë do të bëhet mirë.

Rinia është e tashmja dhe e ardhmja dhe me ta mund të bëhet tranzicioni për të ecur përpara!

Shkuan : Mexhid Ramusa

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img