Të mërkurën mbrëma në fushën Arbëri në Shtime u zhvillua xhiro e X-të e Ligës së Institucioneve në Shtime.
Ndeshja e parë u zhvillua në mes të Vjosës e Idriz Ajetit ku Vjosa shënoi fitore të thellë ndaj skuadrës nga Pjetërshtica e pa dyshim se më i miri në këtë fitore ishte Fatos Sokoli i cili e mbylli ndeshjen me gjashtë gola të shënuar nga 12 sa shënoi gjithsej skuadra e tij kundrejt një goli të Idriz Ajetit që e realizoi Safet Brahimi.
Emin Duraku&Skënderbeu arriti që të kthehet në lojë nga disafantazhi prej 2:0 për të barazuar 2:2 në fund me skuadrën e Komunës së Shtimes, ishte Hysen Syla ai që realizoi të dy golat për EDS ndërsa për zyrtarët paraprakisht kishin shënuar Mustafë Ismajli e Adnan Muharremi.
Kampionët në fuqi fituan me rezultat minimal 1:0 me golin e Pajtim Përteshit duke vazhduar rrugëtimin për ta fituar për të tretën herë me radhë kupën e Liderit, vlen të përmendet fakti që fitorja e FSK-së do të ishte shumë më e thellë nëse në portë nuk do të ishte Riad Mahmuti i cili mahniti me pritjet e tij.
Skuadra e Pastërtisë ka befasuar të gjithë duke e mposhtur Shkollën e Mesme me rezultat 4:2 përkundër faktit që Pastërtia pati një lojtarë më pak në fushë shkaku i mungesave por ky fakt nuk i pengoj skuadrës së Ferid Bilallit që në fund doli kokë lartë dhe fitoi edhe takimin edhe shumë përkrahje nga publiku në fushë.
QIRSKP dhe Bajram Curri&Lasgush Poradeci regjistruan një barazim që nuk i konvenon asnjërës palë. Të dy skuadrat patën avantazhin por në fund pikët u ndanë.
Ndeshja e fundit ishte një super sfidë, ku Faton Mustafa dhe Shoqëria Civile e tij ju revanshuan Bujar Osmanit dhe Këshillave Lokal duke i mposhtur me plotë meritë me rezultat 3:1. Dy gola të Muhamet Fazliut dhe një tjetër i Idriz Hajrizit ishin të mjaftueshëm që qytetarët aktiv të mposhtin Këshillat Lokal për të cilët kishte shënuar vetëm Granit Ademaj.
Gara për pozitat që dërgojnë në Ligën e Kampionëve dhe Play OFF po bëhet cdo here e më atraktive në Ligën e Institucioneve në Shtime.