Shtime.27.04.2016
Rrjeti i organizatave jo qeveritare lokale në Shtime Pro Net dje me datë 26 Prill 2016 për afro 3 orë la të hapur ekspozitën në Gjimnazin Naim Frashëri në Shtime më punime të bëra nga pjesëmarrësit në projektin Java e Artit ku një pjesë e madhe nga ta ishin nxënës të kësaj Shkolle.
Përveç nxënësve pikturat,fotot dhe skulpturat e ekspozuara u panë edhe nga Drejtori Shkollës Rexhep Hasani dhe mësimdhënësit e tjerë në këtë Gjimnaz të cilët i vlerësuan shumë punën e nxënësve të tyre.
Të pranishëm ishin Drejtori i PRO NET Fatlum Rexhaj,Koordinatorja e projektit Kosovare Avdiu por edhe anëtaret e tjerë të rrjetit Hekuran Nura, Naile Shala, Resul Gashi, Djellza Krasniqi, Liza Ademaj, Qëndrim Hoxha, Bujar Jakupi dhe Lirim Halimi.
Pro Net ka falënderuar Drejtorin Komunale të Arsimit dhe Drejtorin Hajrullah Ademaj për bashkëpunim por edhe menaxherët e Gjimnazit Naim Frashëri , Drejtorin Rexhep Hasani dhe zv.Drejtorin Labinot Rexhaj për mirepritjen dhe bashkëpunimin që kanë më organizatat.
Vlen të përmendet fakti se që nga themelimi Pro Net është shumë aktiv në punën e tij për të rinjët e Komunës së Shtimes dhe interesimi i të rinjve për të qenë pjese e këtij rrjeti është bukur i madh.