Sport

Hendbollistët e “Kastriotit”  ftojnë simpatizantët e  klubit për përkrahje

By FerizajPress

April 25, 2016

Hendbollistët e KH “Kastrioti” në ndeshjet e fundit kanë treguar se duan ti kthejnë sërish emrin e këtij klubi si në ditët më të mira të hendbollit ferizajas.

Ndeshjet e fituara kohëve të fundit,  shumica ishin me rezultate të thella, që flet për përgatitjen e lartë të këtij klubi .

Këtë të enjte hendbollistët e “Kastriotit”  në kuadër të gjysmëfinales  së  Kupës së Kosovës do të ndeshen me KH ”Zhegra” në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë.

Ndeshja  zhvillohet të enjten,më 28.04.2016  dhe fillon ora 17:00

Udhëheqësia e klubit ka ftuar simpatizantët e klubit që edhe kësaj radhe të vazhdojnë tu japin përkrahje  hendbollistëve ferizajas dhe së bashku ti sjellin Ferizajt edhe njëherë Kupën e Kosovës.