29,12,2024

9 vjet nga përcaktimi i statusit të Kosovës, sipas Planit të Ahtisaarit

Must Read

marti-ahtisaari

Janë bërë nëntë vjet nga ku në Kuvendin e Kosovës u miratua një deklaratë në përkrahje të plotë për Raportin e Përfaqësuesit Special të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisaari, lidhur me Propozimin Gjithëpërfshirës për Marrëveshjen për Statusin e Kosovës.

Kryetari i Kosovës dhe kryetari Grupit Negociator, Fatmir Sejdiu, atëherë në fjalën e tij para deputetëve të Kuvendit të Kosovës kishte vlerësuar angazhimin e përkushtuar të presidentit Ahtisaari për statusin e Kosovës dhe kishte spikatur mbështetjen e mekanizmave relevant ndërkombëtarë dhe të shumë vendeve të botës për planin e Ahtisaarit, duke theksuar se zgjidhja që ofrohej me atë dokument ishte konform vullnetit të popullit të Kosovës dhe interesit të të gjitha bashkësive etnike në Kosovë.

Kryeministri nacionalist i Serbisë, Vosjlav Kostunica, kundërshtoi planin dhe kërkoi negociata dhe kryenegociatorë të ri. Shtete perëndimore si ShBA, Britania e Madhe, Franca po përkrahin planin e Ahtisaarit.

Sipas Ahtissarit dhe ekipit të tij synimi i propozimit të gjithanshëm për marrëveshjen mbi statusin e Kosovës është të përcaktojë kërkesat e nevojshme për një Kosovë të ardhshme që është e mundshme, e mbështetshme dhe e stabilizuar. Ai përfshin masa të hollësishme për të siguruar inkurajimin dhe mbrojtjen e të drejtave të bashkësive the anëtarëve të tyre, decentralizimin efektiv të qeverisë dhe ruajtjen e mbrojtjen e trashëgimisë kulturore e fetare. Për më tepër, Marrëveshja përshkruan masa kushtetuese, ekonomike dhe sigurie, të cilat së bashku synojnë të kontribuojnë në zhvillimin a një Kosove shumë-etnike, demokratike dhe të lulëzuar.

Një element i rëndësishëm i Marrëveshjes është mandati që i jepet një prezence ndërkombëtare civile dhe ushtarake në Kosovë për të mbikëqyrur zbatimin e Marrëveshjes dhe për të ndihmuar autoritetet kompetente Kosovare në sigurimin e paqes dhe stabilitetit në gjithë Kosovën. Dispozitat e Marrëveshjes do të kenë përparësi mbi të gjitha dispozitat e tjera ligjore në Kosovë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img