30,10,2024

9 vende të para për xhudistët e Kastriotit nga Ferizaj

Must Read

Në palestrën “Bill Klinton” në Ferizaj, sot u mbajt Kampionati i Kosovës në Xhudo për pionierë dhe kadetë.
Për epitetin e më të mirit,  garuan 150 xhudist nga 9 ekipet kosovare: Kastrioti nga Ferizaj, Klubet Ippon dhe Vëllezërit Mema nga Peja, Polici nga Prishtina, Prizreni, Llapi nga Podujeva, Trepça nga Mitrovica, Gjilani dhe Vicianum nga Vushtrria.
Deri në finalet e këtij kampionati, xhudistët e të gjitha kategorive për meshkuj dhe femra zhvilluan nga 2 deri në 3 ndeshje, varësisht nga numri i garuesve të ndarë sipas moshës. Xhudistë më të suksesshëm ishin ata të ekipit “Ippon” nga Peja që fituan 13 vende të para, pas tyre u renditën xhudistët e “Kastriotit” me 10 vende të para, “Trepça” me 7, “Polici” me 4, “Llapi” me 2 vende të para dhe “Vicianum” me vetëm një vend të parë.
Në këtë kampionat garuan pionierët e lindur nga viti 2002 deri në vitin 2005 dhe kadetët e lindur nga viti 1999 deri në vitin 2001.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Është gjetur edhe vetura e dytë, e cila ishte vjedhur në fshatin Dardani të Ferizajt

Me datën 25.10.2024 rreth orës 16:00 policia rajonale e Ferizajt ka pranuar një informatë se në fshatin Koshare të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img