Uji i Kllokotit është radhitur në vendin e parë për nga cilësia nga sondazhi i fundit të tregut nga QUDAL– Quality i bërë në Kosovë në mars të këtij viti në platformën e internetit. Në një njoftim që ka pranuar fabrika e Ujit të Kllokotit ,studimi të fundit të kompanisë QUDAL – Quality tregon se tregu i Kosovës është mjaftë kërkues dhe konkurrent e cila vërteton vlerën e fitores së fabrikës së Ujit të Kllokotit në kategorinë e tregut duke i tejkaluar konkurrentët direkt.
Në njoftim të QUDAL – Quality thuhet :
I/E nderuar zotëri / zonjë,
Urime! Është kënaqësi t’ju informojmë se kompania juaj ka fituar numrin më të madh të votave në të paktën një prej kategorive të votuara në sondazhin më të fundit të tregut QUDAL – QUality meDAL 20162017 të bërë në Republikën e Kosovës në mars 2016.
Studimi ynë më i fundit QUDAL – QUality meDAL tregon se tregu i Kosovës, njëlloj si tregjet e tjera në rajon, është mjaft kërkues dhe konkurrent, gjë që vetëm sa thekson më tej vlerën e fitores tuaj të fundit në kategorinë e tregut.
Urime për këtë sukses të jashtëzakonshëm! Duke fituar vendin e parë në studimin më të fundit të tregut QUDAL – QUality meDAL, mbi bzaën e votave nga shtetasit e Kosovës që kanë votuar, ju ia keni kaluar konkurrentëve tuaj direkt.
Studimi QUDAL – QUality meDAL, i cili është kryer nga organizata ndërkombëtare ICERTIAS – International Certification Association GmbH, llogarit në formë ekskluzive eksperiencën e klientëve, opinionin dhe perceptimin e furnitorëve dhe prodhuesve që ofrojnë nivelin absolut më të lartë të cilësisë në treg.
Organizata zvicerane ICERTIAS – International Certification Association GmbH (www.icertias.com) kreu studimin e tregut QUDAL – QUality meDAL Kosovo 2016/2017 përmes sondazheve në internet në mars 2016.
Kompani të shumta ndërkombëtare dhe lokale të mirënjohura kanë inkorporuar me krenari certifikimin ICERTIAS në aktivitetet e tyre promocionale. Në këto përfshihen Allianz, Barilla, Danone, Dr. Oetker, GlaxoSmithKline, Heineken, Henkel, Lactalis, Nestlé, Procter&Gamble, Unilever dhe shumë më tepër.
Mund të mësoni më shumë rreth studimit QUDAL – QUality meDAL në faqen tonë të internetit: www.qudal.com
Urime edhe njëherë për këtë fitore të jashtëzakonshme të arritur në tregun tuaj!
Ju ftojmë të na kontaktoni sot në certification@icertias.org në mënyrë që të mësoni se si ta përdorni QUDAL – QUality meDAL prestigjoz – Nr. 1 për nivelin më të lartë të cilësisë në strategjinë tuaj të re promocionale dhe të informoni publikun për suksesin tuaj.
Me respekt,
QUDAL – QUality meDAL INTERNATIONAL
ICERTIAS – International Certification Association GmbH Feldeggstrasse 23 8008 Zurich, Sëitzerland