Ferizaj-16.04.2016. Këtë të shtunë, u mbajt kuvendi i parë i NISMA -s Rinore për Kosovën – Dega në Ferizaj.
Në këtë kuvend me shumicë votash u zgjodh kryesia e Nisma-s Rinore dega në Ferizaj e përbërë nga 17 anëtarë.
Kryetar i kësaj kryesie u zgjodh Halim Avdyli, kurse anëtarët e kryesisë u zgjodhën: Pranvera Gajtani – nënkryetare, Agnesë Hajredini – nënkryetare,Bajram Uksmajli – sekretar.
Kryetari i sapozgjedhur i Nisma-s Rinore Halim Avdyli u zotua se do t’i kryej obligimet ndaj partisë dhe se do të fillon me aktivitete dhe projekte madhore në të mirë të rinisë ferizajase.
Këtë kuvend e përshëndeti Kryetari i Degës së NISMA-sa dega në Ferizaj, Valon Ramadani .
“Ndihem krenar që sot jam me ju, të cilët përfaqësoni pjesën më të madhe të shoqërisë.
Faleminderit që sot jeni me Nismën për ndryshim.Një falënderim i veçantë për kryetaren e nismës rinore, Alba Morina, e cila na ka nderuar me prezencë e që është shembulli që duhet ndjekur.
Alba nga sot do te kesh një armatë energjike të të rinjve me plot ide, vullnet e gatishmëri për të përmirësuar vendin.E ne do tu përkrahim pa rezervë në realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta.
Të rinjtë e Ferizajt sikurse në çdo qytet tjetër në Kosovë përballen me telashe të mëdha dhe në mungesë të një organizimi të mirëfilltë nuk kanë ku ti adresojnë shqetësimet e tyre.
Bashkë me ju do të krijojmë mundësi që jo vetëm ti identifikojmë problemet por edhe ti zgjidhim.
Ju keni potencial te jashtëzakonshëm për ndryshim të cilin nuk do të lejojmë ta ndrydhin idetë tuaja.
Bashkë do të angazhohemi që zëri i rinisë të dëgjohet dhe të mos nëpërkëmben idetë tuaja.
Strukturat e reja që do të dalin nga ky kuvend do të marrin përsipër jo vetëm forcimin e nismës si parti, por të krijojmë mundësi që të rinjtë e të rejat të jenë pjesë aktive e vendimmarrjes për ndryshim.
Pa zërin tuaj nisma nuk jehon, e jehone e jona është puna e përbashkët për të përmirësuar ambientin ku jetojmë.Të gjithë e duam Ferizajn më të mirë andaj të angazhohemi ta bëjmë siç e duam ne.Ju jeni forca për ndryshim dhe ne do të jemi gati të dëgjojmë për alternativat që bashkë ti shtyjmë përpara”tha Ramadani.