06,02,2026

Ferizaj solidarizohet me pronarët e Fabrikës së Këpucëve GERIS

Must Read

Zjarri në fabrikën e këpucëve  “Geris”  edhe pse  ishte ditë vikendi , shumë fytyra politik nga Ferizaj  nuk  i la indiferent dhe  dolën në vendin e ngjarjes  që të shprehin  keqardhjen e tyre por edhe solidaritetin  me pronarët e kësaj Kompanie dhe punëtorëve  të cilët  punonin në këtë kompani.

Këtë e vizitoi edhe  Zëvendës ministri  në MB , Nehat Musta, i cili ka vizituar vendin e ngjarjes.

“Sot , si pasojë e një zjarri të madh u dogj pothuaj tërësisht fabrika e këpucëve GERIS në Ferizaj. Në këtë fabrikë pronë e afaristëve të suksesshëm ferizajas – vëllezërve GASHI, punonin mbi 200 punëtor .
Me të dëgjuar për lajmin , së bashku me afaristë dhe shumë qytetarë të tjerë ferizajas vizitova vendin e ngjarjes dhe shpreha solidarizimin tim me pronarët e fabrikës.
Sipas dëshmitarëve, fal pronarëve dhe profesionalizmit të lartë të policisë dhe zjarrfikësve nga Ferizaj, komunat tjera dhe KFOR-i, fatmirësisht kjo tragjedi u përmbyll pa pasoja në njerëz”  ka shkruar Mustafa

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ka ndërruar jetë artisti dhe koreografi i njohur ferizajas Bajaram Tahiri

Ferizaj ka humbur sot një nga figurat e saj më të rëndësishme të kulturës dhe artit. Ka ndërruar jetë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img