Sport

“Luboteni” humbi ndeshjen e parë finale të play offt-it

By FerizajPress

April 07, 2016

Sonte në Pejë u  zhvillua ndeshja e parë finale në Superligën e Kosovës në volejboll, në konkurrencën e meshkujve, ndërmjet “Besës”  së Pejës dhe “Lubotenit” të Ferizajt.

Këtë ndeshje volejbollistët e “Lubotenit” e humbën me rezultat 3:1 në seta.

Ndeshja e radhës zhvillohet në Ferizaj.

Këto dy ekipe para pak kohësh u takuan edhe në finalen e kupës së Kosovës, ku triumfoi ekipi pejan, por Luboteni së fundi emëroi një trajner të ri, ku drejtimin e ekipit ia besoi trajnerit nga Shqipëria Arben Sako dhe pretendojnë që me këtë ndryshim t’i shkaktojnë probleme pejanëve dhe të triumfojnë në këtë ndeshje.