11,09,2025

Bashkëpronari arrestohet për vjedhje dhe keqpërdorim të besimit

Must Read

Babush,Ferizaj– Dje pas  mesnatës, policia ka marrë njoftimin se në fabrikën  për prodhimin e dyerve dhe dritareve “Liridoni” në fshatin Babush, janë vjedhur makina dhe pajisje në vlerë rreth 70 mijë euro. Sipas viktimës, N.B. (37 vj.),  i cili e kishte paraqitur rastin, makinat janë vjedhur nga dera kryesore e objektit dhe janë ngarkuar me pirunjerin e fabrikës, ka njoftuar policia e Ferizajt.

Pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes, hetuesit informohen se fabrika është në bashkëpronësi të dy personave: N. B.  cili e kishte paraqitur rastin,  dhe të,  B.Ll . (48 vjeç).

Pas hetimeve përmes rrugëve operative të  hetuesve të  Sektorit Rajonal të Hetimeve në Ferizaj, ka rezultuar se rasti i raportuar si vjedhje e rëndë, të jetë keqpërdorim i besimit.

Në cilësinë e të dyshuarit, është intervistuar bashkëpronari, B.Ll, i cili në prezencë të avokatit mbrojtës, deklaron se në emër të shlyerjes së borgjit prej 10 mijë eurosh,  makinat ia kishte dërguar personit,  F.D. i cili e ka pranuar se i ka marrë makinat.

Ndërkohë që hetuesit janë duke punuar edhe në zbardhjen e hollësive të tjera lidhur me rastin, prokurori i shtetit ka urdhëruar që i dyshuari, B. Ll. të dërgohet në mbajtje për 48 orë./FerizajPress

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img