Kryetari i Demokracisë Studentore Mexhid Ramusa ka reaguar ndaj Bashkim Fazliu – Migjenit,pas publikimit të këtij të fundit për politizimin e dëshmorëve, duke mbrojtur dëshmorët e kombit dhe duke aluduar se nuk po bëhet politizimin me varrezat e dëshmorëve dhe secili prej nesh mund të kontribuojë në mënyrën e vet.
Mexhid Ramusa përmes një komunikate i është drejtuar Bashkim Fazliu – Migjenit:
“Migjen nuk politizohen varrezat e dëshmorëve duke u përkujdesur për to. Nëse PDK sot ka mbjellur fidane ju mundeni nesër të shkoni dhe t’i ujitni ato.”
“Aktiviteti që bëri z. Elmi Reçica dhe bashkëpuntorët e tij është për të përshëndetur dhe jo për tu kritikuar. Të gjithë e kemi borgj që ta mbajmë pastër atë vend i cili është i shenjtë për ne.” shtoi Ramusa
Ramusa thotë se Migjeni nuk po reagon për atë çfarë duhet reagur,të cilën e bënë përmes pyetjes.
“Unë kam një pyetje për ju, pasi i përmende dëshmorët. Nazmi Uksmajli është dëshmori i parë në komunën e Ferizajt dhe askund në Ferizaj nuk është lapidari i tij. Pse nuk po reagon në Kuvendin Komunal për të ngritur këtë