25,12,2024

Musa Kamenica shembull i shiptarëve të suksesshëm nëpër botë

Must Read

Musa Kamenica nga Ferizaj, i  vetmi shqiptar në asamblenë e Lozanës në Zvicër pritet nga autoritetet komunale dhe bashkëbisedon me të rinjtë e këtushëm

Asambleisti shqiptar nga komuna e Llozanës në Zvicër Musa Kamenica i cili ka lindur dhe ka jetuar një pjesë të jetës në Ferizaj, është pritur sot nga autoritetet komunale dhe ka bashkëbiseduar me të rinjtë ferizajas.
Ai u është drejtuar të rinjve të këtushëm me përvojën e ngritjes së tij në karrierë duke u thënë se as perëndimi nuk fal asgjë por gjithçka duhet arritur me mund e sakrifica.

Ndërkaq kreu i komunës së Ferizaj Muharrem Svarqa u shpreh i lumtur me arritjet e shqiptarëve nëpër botë duke e parë si shembull edhe këtë të ri shqiptar. Ai tha se do të ofrohet gjithë mbështetja për këto figura të rëndësishme që paraqesin edhe imazhin e gjithë popullit shqiptar në Zvicër.

Gjatë një bashkëbisedimi që pati këshilltari i vetëm shqiptar në komunën e Lozanës në Zvicërr, ripërsëriti se me një punë e përkushtim tejkalohen edhe paragjykimet kur u pyet se si është pritur një shqiptar në postet e larta politike në një vend të huaj.

Musa Kamenica është magjistër i Shkencave Politike dhe magjistër i Studimeve Evropiane, në zgjedhjet e fundit në shkurtin e vitit 2016 arriti të fitoj një ulëse në Asamblenë e Lozanës – kryeqytet i Kantonit të Vaudit, si i vetmi shqiptar dhe kishte afro 9 mijë e 500 vota. Kurse nga Ferizaj është larguar bashkë me familjen në vitet e 90- ta.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

KESCO kërkon që të kursehet energjia elektrike: Gjatë natës ndalni kondicionerët, bojlerët e ngrohëset me rrymë

Kompania Kosovare për Furnizim me Energji Elektrike (KESCO) ka bërë apel gjithë qytetarëve që të kursejnë energjinë elektrike. Margarita Rashiti,...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img