26,12,2024

821 gjoba për qytetarët që nuk respektuan masat anti-COVID

Must Read

Gjatë 24 orëve të fundit në vend janë shqiptuar 821 tiketa nga Policia e Kosovës për mos respektim të rregullave mbrojtëse ndaj pandemisë COVID-19.

Kjo është bërë e ditur në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Numri i vde kjeve me coronavirus por edhe i të infektuarve është alarmant javëve të fundit.

Në katër ditët e fundit, për çdo 24 orë, janë raportuar se kanë vde kur të paktën 13 persona me COVID-19, e mbi 2 mijë të tjerë kanë rezultuar të infektuar me virusin, COVID-19.

Qeveria e Kosovës me propozim të ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia ka miratuar masat e reja kufizuese për parandalimin e pandemisë COVID-19.

Mësimi në gjithë vendin është shtyrë deri më 13 shtator ndërsa është rikthyer edhe ora policore nga 22:00 deri në 05:00 të mëngjesit.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img