04,12,2024

7 vite burg për veprën penale, rekrutim për terrorizëm

Must Read

Ferizaj.30.12.2016. Gjykata Themelore në Ferizaj, trupi gjykues i Departamentit për Krime të Rënda, më 30 dhjetor 2016, shpalli aktgjykimin ndaj të pandehurit F.R i cili në bazë të aktakuzës së Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, akuzohet se në bashkëkryerje e në vazhdim, ka kryer veprën penale rekrutimi për terrorizëm nga neni 139 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Trupi Gjykues pas mbajtës së shqyrtimeve gjyqësore, dëgjimit të palëve, administrimit të të gjitha provave dhe fjalëve përfundimtare, ndaj të akuzuarit F.R për veprën penale të kryer në bashkëkryerje dhe në vazhdim rekrutimi për terrorizëm nga neni 13 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, e gjykoi me dënim burgimi në kohëzgjatje prej shtatë (7) vite.

I pandehuri F.R, akuzohet se me dashje me të pandehurit Z.Q, I.B etj, kanë marrë pjesë në kryerjen e veprave penale terroriste dhe ën aktivitetet e grupit terrorist që të sigurojnë fonde dhe burime materiale në atë mënyrë që gjatë muajit korrik 2012 në veturën e tij ka transportuar një person deri në Aeroportin Ndërkombëtarë të Prishtinës, i cili pastaj ka udhëtuar përmes Turqisë për në Siri për të luftuar, pastaj në nëntor të po të njëjtit vit, përmes një agjencion turistik, ka paguar tre (3) bileta udhëtimi Prishtinë – Stamboll dhe Stamboll – Hatay, i cili qytet është në kufi me Sirinë, për B.K, A.D dhe B.D, dy të fundit gjendet edhe më tutje në luftën në Siri. Po ashtu i pandehuri në shtator të vitit 2013 sipas kërkesës së të pandehurit I.B, ka mundësuar dërgimin e P.B – i vrarë në Siri dhe Sh.K, për të udhëtuar për në Siri në tetor 2013 bashkë me I.B, H.D dhe K.M të gjithë për të luftuar në anën e organizatës terroriste të ISIS-it dhe Al-Nustra.

Konform nenit 283 paragrafi 2 nën paragrafi 2.1 të KPPK-së, konfiskohen në mënyrë të përhershme sendet e luajtshme dhe atë: vetura e tipit “Toyota”, model T22, vetura tipit “Ford”, vetura e tipit “Zastava”,  si dhe vetura e tipit “Wolswagen”.

Ndërkaq në bazë të nenit 364 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 të KPPK-së, i pandehuri F.R, është liruar nga akuza për pikën 2, 3 dhe 5 të aktakuzës për veprën penale të kryer në vazhdim dhe në bashkëkryerje organizimi, përkrahja dhe pjesëmarrja në grupet terroriste sipas nenit 113 paragrafin 2 lidhur me nenin 23 të KPK-së, e paraparë si vepër penale rekrutimi për terrorizëm edhe sipas nenit 139 lidhur me nenin 31 të KPRK-së, meqë nuk është provuar se i i pandehuri ka kryer këtë vepër penale.

Të pandehurit F.R, në bazë të dispozitës së nenit 367 paragrafi 2 dhe 7 të KPPRK-së, i vazhdohet paraburgim deri sa aktgjykimi të marr formën e prerë.

 

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Aksident komunikacioni rrugor me fatalitet në Kaçanik

Me datën 29.11.2024 rreth orës 07:30 kemi pranuar një informatë se në rrugën magjistrale Hani Elezit-Kaçanik, tek vendi i...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img