Ministria e Shëndetësisë ka raportuar 658 raste të reja me COVID-19 në vend.
Në 24 orët e fundit janë dhënë 4.685 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.713.150 doza të vaksinës.
Deri më sot 795.476 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Deri më sot janë dhënë 30.281 doza përforcuese dhe 2.162 doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.
Nga 6.008 testime, 658 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Sot janë shëruar 160 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 158.532.
Në total numri i rasteve aktive është 3.837.