Një grua kosovare 64-vjeçare është dënuar nga Gjykata e Qarkut në Bulach të Zvicrës me 30 muaj burg, pasi u shpall fajtore për mashtrim të shumëfishtë në mënyrë komerciale ndaj një pensionisti zviceran, të cilit i mori rreth 1.1 milionë franga gjatë disa viteve.
Sipas medias zvicerane, NZZ, pensionisti, tani në fund të të 70-ave, kishte mbështetur financiarisht gruan për vite me radhë, pasi ajo i tregonte vazhdimisht histori për probleme të ndryshme dhe i kërkonte para në formë huazimi.

