16,11,2024

60 nxënës nga Kosova shkojnë për të ndjekur gjimnazin në Shqipëri

Must Read

60 nxënës nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri për të vazhduar shkollim e tyre të mesëm në gjimnazin në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat.

Këtë e ka bërë të ditur Ministria e Arsimit në Shqipëri, Besa Shahini. Përmes një postimi në llogarinë e saj në Facebook. Shahini ka treguar se ata do të jenë pjesë e përbashkët e shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve.

“Dje erdhën në Shqipëri 60 nxënësit e parë nga Kosova , të cilët do të marrin pjesë në programin e përbashkët të shkëmbimit të nxënësve mes dy vendeve. Ata do të vendosen në 60 familje në Tiranë, Korçë, Shkodër dhe Berat dhe do të vijojnë mësimin në gjimnazet tona”, ka shkruar Shahini.

Ajo ka bërë të ditur po ashtu se javën tjetër në Kosovë do të vin nxënës nga Shqipëria të cilët do të ndjekin shkollën në Kosovë dhe do të qëndrojnë në familje kosovare.

“Javës tjetër, bashkëmoshatarët e tyre nga Shqipëria do të shkojnë në Kosovë për të bërë të njejtën gjë. Përveçse do të mësojnë bashkë, nxënësit do të kenë një agjendë të ngjeshur me ekskursione, vizita në muze dhe aktivitete të ndryshme kulturore”, ka treguar Shahini.

Ajo ka thënë se “Nuk ka mënyrë më të mirë për t’u njohur me njëri-tjetrin dhe për të ndërtuar miqësi mes të rinjve të Kosovës dhe Shqipërisë që i qëndrojnë distancave dhe kohës”. /Insajderi.com

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img