08,11,2025

5 vjeçarja, nëna më e re në historinë e njerëzimit

Must Read

Lina Medina është vajza e cila njihet si nëna më e re në historinë e mjekësisë.

Ajo kishte lindur kur ishte vetëm 5 vjet e 7 muaj e 17 ditë. Lina jetonte në Lima, në kryeqytetin e Perusë.

Vajza e vogël e kishte realizuar lindjen me prerje cezariane më 14 maj të vitit 1939. Operacioni ishte kryer nga dr. Busalleu dhe dr. Colareta me anë të anestezionit.

Ata kishin konstatuar se vajza kishte organe seksuale plotësisht të formuara dhe asnjë dëm nuk i ishte shkaktuar gjatë lindjes, madje mjekët kishin konstatuar se ajo kishte pasur cikël menstrual që në moshën 3 vjeçare.

Image

Djali i Medinas peshonte 2.7 kg dhe atë e quajtën Gerardo. Gerardo ishte rritur duke menduar se Medinën e kishte motër, mirëpo në moshën 10 vjeçare ai e kuptoi se ajo ishte nëna e tij. Lina asnjëherë nuk ka treguar se kush ishte babai i fëmijës së saj e as mënyrën se si ka mbetur shtatzënë.

Ndonëse babai i saj ishte arrestuar për abuzim seksual, më vonë ai është liruar në mungesë provash dhe personi që e la shtatzënë Linën nuk është identifikuar asnjëherë. Djali i saj është rritur i shëndetshëm por ka vdekur në vitin 1979 në moshën 40 vjeçare.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Leard Sadriu në listën e Kosovës për ndeshjet kundër Sllovenisë dhe Zvicrës

Mbrojtësi ferizajas Leardi Sadriu do të jetë pjesë e përfaqësueses së Kosovës për dy ndeshjet më të rëndësishme të...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img