Lajme

48 orë për aktivistët e VV që prishën inaugurimin e Thaçit

By FerizajPress

April 08, 2016

Aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje! u është caktuar masa e arrestit prej 48 orësh. Aktivistëve Adelina Berisha, Valon Sherifi, Kastriot Gërbeshi, Pleurat Thaqi, Gëzon Kastrati dhe Korab Korqa do të rrinë dy ditët e ardhme në paraburgim për t’u caktuar një masë tjetër.

Ndërkohë, mësohet se përpos këtyre gjashtë aktivistë të Lëvizjes Vetëvendosje, dy të tjerë janë liruar. Policia kishte arrestuar edhe disa qytetarë. Totali i numrit të të arrestuarve sipas policisë është 12.