15,11,2024

4 vjet nga vetëflijimi i Lirak Bejkos, ish-të përndjekurit ende të zhgënjyer

Must Read

E sot kur kanë kaluar 4 vite që atëherë e kur Lirak Bejko nuk jeton më shumë pak ka ndryshuar, fjalë që dalin nga goja e shokëve të grevës së Lirakut që ndanë të njëjtën çadër me të për 31 ditë.

Shumë prej grevistëve të urisë së vitit 2012 thonë se nuk kanë marrë ende asnjë këst pasi dosjet e tyre u dorëzuan me vonesë në vitin 2007 dhe si të tilla vijojnë të konsiderohen edhe sot.

Me lotët që ende nuk i janë tharë bashkëshortja e Lirak Bejkos thotë se u desh të vetëflijohej bashkëshorti i saj që shteti të kthente kokën ndaj brengës dhe halleve të ish të dënuarve politikë. Si kundërpërgjigje ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi deklaroi sot se dosjet e vonuara do të marrin shumë shpejt zgjidhje, premtim i dhënë ky gjatë një ceremonie homazh të organizuar nga ministria e linjës në nder të Lirak Bejkos.

Por ish-të burgosurit politik në sallë replikuan deri në ndërprerje të fjalës së drejtorit të Institutit të Rintegrimit Bilal Kola duke kërkuar prej tij dhe ministrit Klosi premtimin e pambajtur të pensioneve për ish-të burgosurit politik të shfrytëzuar për gjysmë shekulli në miniera dhe punë të rënda.

Po sot Ministria e Mirëqenies Sociale ka shpërndarë këstin e 6 të dëmshpërblimit për 1100 nga 2400 përfitues të kësaj kategorie ndërsa u premtua që i gjithë dëmshpërblimi për ish të burgosurit politikë të gjallë të mund të përfundojë brenda vitit 2017. /Balkanweb

.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Erion Veliaj: Ferizaj dhe miku im, Agim Aliu i bashkohen “Paradës së Shqiptarëve” më 28 Nëntor në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”  

Bashkia e Ferizajt është e para që i është bashkuar “Paradës së Shqiptarëve” që do të mbahet në Tiranë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img