23,12,2024

36-vjeçari nga Kosova me sëmundje psiqike

Must Read

Policia e Dyseldorfit po kalon ditë të vështira. Fillimisht kapja e një krimineli 19 vjeçar, i cili vrau me thika një 9 vjeçar para disa ditësh, pastaj alarmi në orët e mbrëmjes, ditën e enjte në stacionin e trenit në Dyseldorf, i dyti për nga madhësia në Gjermani. Një burrë sulmon me sëpatë pasagjerët. Nëntë vetë plagosen, katër rëndë, por për fat asnjë në rrezik jete. Viktimat janë nga mosha 13 deri në 50 vjeç, dy nga Italia, të tjerët nga Gjermania.

Fillimisht u mendua për një sulm terrorist. Ende në Gjermani nuk është harruar sulmi në një tren rajonal në Vyrcburg vitin e kaluar, ku një azilant 17 vjeçar, që e quante veten luftëtar të „Shtetit Islamik”, sulmoi pasagjerët.

Kosovari me „skizofreni paranoide”

Zyra Kriminalstike e Landit Renani-Veriore Vestfali pohon se autori është një 36 vjeçar nga Kosova. Ai i goditi pas shpine pasagjerët, pastaj shoferi i trenit reagoi shpejt duke bllokuar dyert. Kosovari, i cili banon në Vupertal kërkoi të hynte në tren, por nuk mundi dhe u kap nga policia. Ai ka vetëm një leje qëndrimi për arsye humanitare. Motivi është ende e paqartë, autori ndodhet në një klinikë gjermane. Hetuesit thonë se personi vuan nga sëmundje psikike, në banesën e tij ata kanë gjetur një raport mjekësor ku thuhet se ai vuan nga „skizofrenia paranoide”. Në vitin 2015 ai është paraqitur një herë në polici, sepse ndjehej i përndjekur. Por ai nuk ka kryer më parë vepra penale. Vëllai i kosovarit lajmëroi menjëherë të enjten në mbrëmje policinë duke e shpallur të humbur. Ai ishte në dijeni për blerjen e sëpatës./dw/

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img