02,12,2025

33 të lënduar brenda një jave nga aksidentet në Ferizaj

Must Read

Brenda vetëm një jave, në rajonin e Ferizajt janë lënduar 33 persona si pasojë e aksidenteve në komunikacion.

Sipas njoftimit të lëshuar për media, nga data 21 deri më 27 korrik 2025, janë regjistruar gjithsej 73 aksidente trafiku, prej të cilave 27 me lëndime trupore dhe 46 me dëme materiale.

Në kuadër të masave për parandalimin e aksidenteve, gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar 1 mijë e 634 gjoba kundërvajtëse, ndërsa 12 patentë-shoferë janë pezulluar për shkak të shkeljeve të rënda të rregullave të trafikut.

Policia e Ferizajt ka njoftuar se do të vazhdojë me kontrolle të shtuara në rrugë dhe i bën thirrje qytetarëve, sidomos drejtuesve të automjeteve, që të respektojnë rregullat e komunikacionit dhe të tregojnë kujdes të shtuar për të shmangur aksidentet dhe pasojat e rënda që ato sjellin.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj nderon 28 Nëntorin – Ditën e Flamurit, Pavarësisë dhe të gjithë Dëshmorëve të Kombit

Ferizaj sot u bashkua me mbarë kombin shqiptar në shënimin e 28 Nëntorit, ditës më të rëndësishme të historisë...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img