21,06,2025

312 Fermerë përfitojnë serra nga Drejtoria e Bujqësisë në Ferizaj

Must Read

Në kuadër të mbështetjes së vazhdueshme për zhvillimin e sektorit të bujqësisë, Drejtoria për Bujqësi në Komunën e Ferizajt ka realizuar shpërndarjen e serrave për 312 fermerë për vitin 2025. Ky projekt vjen si pjesë e politikave të komunës për të ndihmuar fermerët lokalë në zgjerimin e kapaciteteve të prodhimit bujqësor, rritjen e të ardhurave familjare dhe krijimin e kushteve më të mira për prodhimin e qëndrueshëm vendor.

Përfituesit janë zgjedhur në bazë të kritereve të përcaktuara nga Drejtoria e Bujqësisë, duke përfshirë fermerë nga të gjitha lagjet dhe fshatrat e komunës së Ferizajt. Lista prej 312 emrash përfshinë fermerë me përvojë në kultivimin e kulturave bujqësore të ndryshme, të cilët tashmë do të kenë mundësi të shtojnë kapacitetet e tyre prodhuese falë këtyre investimeve.

Ky projekt ka për qëllim jo vetëm rritjen e prodhimit vendor, por edhe modernizimin e metodave të kultivimit përmes krijimit të kushteve më të mira për prodhim të mbrojtur gjatë gjithë vitit. Kjo mbështetje financiare dhe teknike e komunës vlerësohet si një nxitje e fuqishme për zhvillimin ekonomik rural dhe qëndrueshmërinë e bujqësisë në komunën e Ferizajt.

Drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, z. Burim Bajrami, theksoi rëndësinë e këtyre investimeve për të ardhmen e sektorit bujqësor:
“Ky projekt është dëshmi e përkushtimit tonë për të qenë afër fermerëve dhe për të ndihmuar zhvillimin e sektorit bujqësor, i cili është shtyllë e rëndësishme e ekonomisë lokale. Përkrahja jonë për fermerët nuk do të ndalet, sepse investimi në bujqësi është investim për të ardhmen e komunës sonë.”

Kjo është lista e plotë e përfituesve:

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Azemi: Dje dhe sot Ferizaj s’ka rrymë, bizneset po pësojnë humbje

Kreu i Degës së LDK-së në Ferizaj, Visar Azemi, ka shkruar për krizën energjetike nëpër të cilën po kalon...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img