Policia Rajonale e Ferizajt ka njoftuar se për një javë në këtë rajon kanë ndodhur 31 aksidente trafiku, prej të cilave 14 me lëndime ku kanë mbetur të lënduar 18 persona dhe 17 aksidente me dëme materiale.
Po, ashtu gjatë kësaj kohe janë shqiptuar 1 mijë e 279 gjoba për kundërvajtje.
Njoftimi i plotë:
Numri i gjobave dhe aksidenteve gjatë javës në rajonin e Ferizajt
Policia Rajonale e Ferizajt ka ndërmarrë një sërë aktivitetesh për parandalimin e aksidenteve në komunikacionin rrugor.
Gjatë javës së kaluar, nga data 09-15.03.2026, janë shqiptuar 1.279 gjoba kundërvajtëse, si dhe janë pezulluar 23 patentë shoferë për shoferët e mjeteve që kanë kryer shkelje të rënda në trafik.
Gjatë kësaj periudhe janë regjistruar gjithsej 31 aksidente, nga të cilat:
– 14 aksidente me lëndime, ku kanë mbetur të lënduar 18 persona
– 17 aksidente me dëme materiale
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë me aktivitete të shtuara për të parandaluar aksidentet dhe apelon tek të gjithë shoferët e automjeteve që të jenë të kujdesshëm dhe të respektojnë rregullat e trafikut.
Ftojmë qytetarët që të bashkëpunojnë me policinë dhe të raportojnë çdo kundërvajtje në trafik përmes:
– Stacionit më të afërt policor
– Aplikacionit digjital “Lajmëro policinë” dhe në numrin kujdestar 192.

