24,12,2024

300 euro gjobë, 3 pikë negative dhe 3 muaj heqje e patent shoferit ndaj një vozitësi në Ferizaj

Must Read

Policia e Kosovës ka dënuar me 300 euro një shofer në magjistralen Prishtinë – Ferizaj, për tejkalimin të shpejtësisë.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se ai në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 150 km/h.

“Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor, sot rreth orës 10:45 në rrugën magjistrale Prishtinë -Ferizaj në fshatin Prelez i Jerlive ka ndaluar shoferin Z.G (M/K) i moshës 47 vjeçar, i cili ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 60 km/h ka zhvilluar shpejtësi 150 km/h. Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë për kundërvajtje, 300 euro, 3 pikë negative dhe 3 muaj masë mbrojtëse, heqje e patent shoferit”, bëhet e ditur në njoftim.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

“Veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe të pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë”.

Për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192 ,0290/326-250 & 0290/322-406.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Shkaktoi 19 aksidente të qëllimshme për të përfituar nga sigurimi i veturave, arrestohet 23 vjeçari në Ferizaj

Një person i moshës 23 vjeçare është arrestuar pasi me qëllim të përfitimit material ka keqpërdorur sigurimet e veturave. Kjo...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img