Policia Rajonale e Ferizajt njofton se ka arrestuar 30 persona gjatë javës së kaluar në bazë të urdhëresave të gjykatave.
Sipas njoftimit, do të vazhdohet me zbatimin e urdhëresave.
Njoftimi i plotë i Policisë:
Policia Rajonale e Ferizajt ka vazhduar me aktivitetet e saja sipas planit operativ, realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore.
Në kuadër të këtij aktiviteti, gjatë javës që shkoi nga data 03-09/07/2023 janë realizuar 30 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.
Policia Rajonale e Ferizajt do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.
Ftojmë qytetarët të bashkëpunojnë me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘’Lajmëro Policinë ‘’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406.
Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.