26,12,2024

30 ditë paraburgim tre të dyshuarve për vrasjen e dy vëllezërve në Pejë

Must Read

Në komunikatën e gjykatës jepet dhe arsyetimi pse iu caktua paraburgimi dy vëllezërve.

“Me datë 21 korrik 2017 rreth orës 21 e 30 minuta në malin mbi fshatin Kosuriq të Komunës së Pejës, për shkak të një mosmarrëveshjeje të pandehurit me dashje kanë privuar nga jeta tani të ndjerët vëllezërit R. B. dhe A. B.”, thuhet në komunikatë.Komunikata tregon se vëllezërit e vrarë dhe një shok i tyre ishin nisur rreth orës 21:00 në pyll të huaj, pronë e të dyshuarve, për të prerë dru.“Dëshmitari J. së bashku me viktimën R. hyjnë në pyll duke i lënë qerret me kuaj në afërsi të pyllit. Pasi të njëjtit nuk vërejnë asgjë, viktima R. i thotë dëshmitarit J. të shkojë t’i marrë qerret dhe viktimën A”, tregohet në komunikatë.Aty përshkruhet edhe momenti i vrasjes.“Dëshmitari J. është nisur të marrë qerren dhe ka dëgjuar R. duke biseduar me dikë, e më pas në drejtim të R. niset edhe viktima A. i cili u është drejtuar të pandehurve me fjalët ‘Kush hamami jeni ju’. Pastaj të pandehurit me armë të panjohura shkrepin tre fishekë në drejtim duke i privuar nga jeta”, shpjegohet në komunikatën e gjykatës.

Në komunikatë bëhet e ditur se të pandehurit qëlluan edhe në drejtim të dëshmitarit J., por ai arriti të ikë.

Për këto veprime, sipas gjykatës, të pandehurit dyshohet se kanë kryer veprën penale “vrasje e rëndë”.

Paraburgimi Binak, Valon e Xhavit Panxhës do t’u llogaritet nga 22 korriku e do t’u vlejë deri më 22 gusht.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img