03,07,2025

3 mijë nxënës rrezikohen nga infeksioni, prindërit apelojnë: Mos shkoni në tualetet e shkollës

Must Read

Rreth 3000 mijë nxënës të dy shkollave 9-vjeçare në Kamëz rrezikohen nga infeksionet që mund të marrin në ambientet e shkollave. Mungesa e fondeve për mirëmbajtjen në vite ka sjell degradimin e tyre.
Problemet e infrastrukturës dhe ato të higjienës kanë vështirësuar gjatë gjithë vitit akademik procesin mësimor. Amortizimi i tualeteve, i sistemit hidraulik dhe elektrik janë disa nga problemet në Shkollën 9 vjeçare “Jashar Hoxha” dhe “Ibrahim Rugova” në Kamëz.
Nxënësit e shkollës 9 vjeçare shprehen se mundohen të shkojmë në tualete sa më rrallë pasi janë shumë të pista, ndërsa prindërit i kanë porositur të kenë kujdes pasi rrezikojnë të marrim infeksione. Albana Ymeri, drejtoresh e shkollës “Jashar Hoxha”, theksoi se për gjendjen e shkollës janë vënë në dijeni si Drejtoria Arsimore ashtu edhe Bashkia Kamëz, por ende nuk është marrë asnjë masë.
Për shkak të dëmtimit të tavanit në shkollën e mesme Ibrahim Rugova shiu që bie jashtë bie edhe brenda. Për shkak të materialit që është “pexiglass”, kati i parë mbushet me ujë dhe shpesh herë nxënësit kanë rrezikuar të rrëshqasin. Profesor i edukimit fizik Ndoc Malaj shprehet se shëndeti i nxënësve është i rrezikuar nga lagështira që mbizotëron në shkollë. Dhomat e zhveshjes dhe tualetet nuk kanë ajrosje, nuk funksionojnë as banjet e as dushet e palestrës pasi mungon uji.
Mungesën e rrjetit hidraulik, elektrik si edhe problemet e higjienës, pranohen edhe nga drejtoresha e Zyrës Arsimore Kamëz, Ermiani Cekani.
“Ankesat ia kemi parashtruar Bashkisë Kamëz, por përgjigjet e deritanishme kanë qenë se për shkak të mungesës së fondeve nuk mund të ndërhyhet. Bashkia e Kamzës kërkon nga ne që të ndërhyjmë në Ministrinë e Arsimit që të akordojnë fonde”, shprehet drejtoresha Cekani.
Zëdhënësi i Bashkisë Kamëz Artan Dervishi shprehet se Shkolla 9 vjeçare “Jashar Hoxha” kërkon restaurim të plotë. Ndërsa “Ibrahim Rugova”, është një shkollë me standarde evropiane, por mirëmbajtja është përgjegjësi e stafit pedagogjik. Janë planifikuar 2 milion lekë te reja për rehabilitimin dhe mirëmbajtjen e ambienteve të brendshme të shkollave, dhe punimet do të fillojë brenda këtij vitit. Vetëm një javë pas interesimit të gazetarëve të Fiks Fare, në shkollën “Ibrahim Rugova” filloi restaurimi i tavanit.
Drejtoresha e shkollës “Ibrahim Rugova” Luljeta Prençi, tregon se fondi për fillimin e vitit akademik 2017-2018 ka qenë 0. Ndërsa materiali që u përdorur për restaurimin e tavanit pas interesimit të Fiksit, nuk është i njëjtë me atë fillestar. “Nuk është bërë izolimi i duhur nga punonjësit sepse edhe pas ndërhyrjes, përsëri shiu bie brenda , ndonëse jo në të njëjtën masë siç depërtonte më parë. Nga bashkia nuk kemi marrë asnjë fond për mirëmbajtje. Edhe kur ka patur thyerje xhamash, ne kemi paguar punonjës dhe i kemi vendosur vetë”, përfundon zj. Prençi.
Edhe pse këtë vit shkollor këta nxënës e mbyllën në të tilla kushte, shpresojmë se vitin e ri akademik 2018-2019 të ndryshojë situata./TCh.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Universiteti i Shkencave të Aplikuara në Ferizaj (UShAF) ka hapur sot konkursin për pranimin e studentëve të rinj në nivelin bachelor dhe master për...

Në këtë vit akademik në nivelin bachelor, do të pranohen 420 studentë të rregullt, prej të cilëve 50 vende...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img