29,12,2024

29-vjeçari në Ferizaj tenton të bëjë vetëvrasje, konsumon sasi të tepruar të medikamenteve

Must Read

Sot, në fshatin Dubravë të Ferizajt, në orët e pasdites, një person ka tentuar të bëjë vetëvrasje, shkruan Gazeta Sinjali.

Burimet e Sinjalit brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se bëhet fjalë për një 29-vjeçar, i cili ka tentuar t’i jap fund jetës së tij, duke konsumuar sasi të tepruar të medikamenteve.

I riu është dërguar në këtë qendër nga familjarët, të cilët të shqetësuar kanë kërkuar ndihmë mjekësore, para se t’i rëndohet gjendja.

Sipas të njëjtave burime, pas trajtimit në Ferizaj, viktima është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për të vazhduar tretmanin.

Policia është njoftuar për rastin pasi 29-vjeçari është dërguar në Spitalin e Ferizajt, teksa me urdhër të Prokurorit të Shtetit rasti është iniciuar “vetëvrasje në tentativë”.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Agim Aliu: I gjithë Ferizaj në terr, kjo është e pashembullt!

Ditëve të fundit e veçanërisht sot, Ferizaj po përballet me gjendje të pashembullt e të pandodhur më parë sa...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img