11,09,2025

28 vjet nga fillimi i aksionit për Pajtimin e Gjaqeve në Ferizaj

Must Read

Ferizaj.26.02.2018. Janë bërë 28 vjet kur me nismën e Anton Çetës nisi në Kosovë aksioni atdhetar e humanitar i faljes së gjaqeve, që mori përmasa të gjera, duke u përhapur anembanë vendit.
Ky konsiderohet edhe si viti më i organizuar dhe më frytdhënës i kombit shqiptar që hyri në histori si vit i bashkimit e i pajtimit të popullit shqiptar kudo që jetonte, brenda trojeve etnike dhe mërgatë, u tha në një tubim të organizuar në amfiteatrin e Universitetit të Ferizajt.
Në ceremoninë e këtij përvjetori, ish – veprimtari i Këshillit për pajtimin e gjaqeve në komunën e Ferizajt, Ismajl Hasani, tha se në atë kohë, njerëzit në krye me Anton Çetën, pajtonin ata që deri dje ishin armiq, për t’u bërë miq e vëllezër.
” Ndjenjat janë të përziera ngase shohim akterë të atëhershëm që kanë shkuar derë më derë duke bërë që njerëzit përfundimisht t’ia shtrijnë dorën njëri – tjetrit. Unë sot pyes veten ku u gjet kjo forcë edhe e të rinjve dhe të rejave që iu bashkuan aksionit për faljen e gjaqeve”, theksoi Hasani.
Edhe nënkryetari i Komunës së Ferizajt, Naim Ferati tha se gjatë ecjes panë se fundshekulli i kaluar ishte plot sfida. Siç theksoi në historinë e popullit shqiptar vend shumë të rëndësishëm zë edhe aksioni i faljes së gjaqeve.
“Ky aksion ishte i mundimshëm, por rezultatet e tij ishin që kombi dhe populli ynë të stabilizohet, të kuptojë çka është vëllavrasja, çka është hakmarrja e çka falja. Parimi që gabimi është njerëzor, por falja është hyjnore- shërben edhe në këtë rast, ku njerëzit sakrifikuan shumë”, nënvizoi Ferati.

E, rektori i Universitetit të Shkencave të Aplikuara në Ferizaj, Agron Bajraktari, tha se viti 1990 shënon një lëvizje të madhe në historinë e shqiptarëve.
“Ishte koha kur aktivistët më të mëdhenj, njerëzit më të devotshëm mbështetur nga gjithë populli, filluan një unifikim për mbylljen e një plage që po lëngonte kudo ku kishte shqiptarë. Viti 1990 shënon një lëvizje të madhe në historinë tonë” , u shpreh Bajraktari.

Në ceremoninë e përvjetorit të 28-të të themelimit të këshillit të pajtimit të gjaqeve në Ferizaj, të pranishëm ishin edhe ish – veprimtarë të këtij këshilli, familjarë që falën gjaqet ndër vite etj.

- Advertisement -spot_img
Të fundit

Ferizaj me WiFi falas në shesh

Ferizaj po hyn në një etapë të re të digjitalizimit dhe modernizimit të hapësirave publike. Në ditët dhe javët...

More Articles Like This

- Advertisement -spot_img