Marrëdhëniet me rajonin dhe fuqitë e botës përcaktuan sipas rastit,herë zhvillimin e herë zhytjen në prapambetje të shqiptarëve. Gjatë historisë së tyre shqiptarët të dënuar prej saj, nuk e kanë patur, ose e kanë patur shumë pak në dorë zhvillimin e tyre, ndërsa sot, në kushtet e reja gjeo-politiko, ekonomiko-shoqërore, koha punon për ta.
Paqja e Ballkanit por edhe e Evropës do të varet mjaft nga zgjidhja që do t’i jepet kësaj çështje. Vetëm kur të bëhemi përgjithësisht të ndërgjegjshëm për pozitën tonë gjithëkombëtare, vetëm atëherë do të mund ta ndryshonim atë. Konjukturat ndërkombetare mvaren edhe nga trajtimi që ju bëhet çështjes shqiptare në Ballkan, kemi shembullin edhe në rastin e ndërhyrjes së NATO,së në Kosovë gjatë vitit 1999 .
Çuditërisht, klasës politike shqiptare i mungoi edhe në historinë tonë më të re vizioni historik, koncepti e strategjia e njësuar, si dhe programi kombëtar për zgjidhjen e çështjes shqiptare. Në kushtet e sotme politika zyrtare shqiptare ka afishuar filozofinë e integrimit evropian, që alternativisht, quhet edhe evropianizmin i Ballkanit. Çështjen tonë kombëtare, që sot është kryeçështje jona, pas së cilës nuk mund të ngelin prapa as ajo sociale e politike ku zgjidhja është e thjeshtë nuk ka nevojë të komplikohet, por të pranohet botërisht se shqiptarët janë copëtuar pa të drejtë. Të pranohet botërisht se kombi shqiptar ende nuk është liruar nga robëria shekullore, ende sllavo-rusët kanë pretendime ndaj tokave të Shqipërise. Të njihet e drejta e njeriut botërisht. Fati i NATO,së patjetër është i lidhur ngushtë me fatin e Shqipërise.
Historia po zhvillohet para syve tanë. Në qoftë se nuk arrijmë të ndikojmë në rrjedhën e saj, në qoftë se nuk arrijmë qoftë edhe vetëm ta bindim bashkësinë ndërkombëtare, për domosdonë e zgjidhjes së drejtë të saj, do me thënë të zgjidhjes së saj mbi parimin e të drejtave të njeriut, të së drejtës kombëtare e shtetërore në hapsirën tone etnike, si për një zgjidhje të vetme të drejtë, ndaj të qëndrueshme të saj, nesër nuk do të ishte e drejtë të akuzonim historinë për njerkërinë e saj proverbiale ndaj nesh, pa e denuar edhe mungesën e gadishmërisë sonë. Asnjëher nuk kemi patur më shumë të mira se sa sot në të gjitha e sferat e jetës sociale kulturore e sportive, pa e harruar edhe ajkën e intelektualëve andej, dhe këndej kufijve të Shqipërisë së shqiptarëve.
Mund të trumbetojmë për vlera të ndryshme në Demokraci, gjuha duhet ta përcaktojë ndryshimin e veprimit, çështja shqiptarë është sikurse Dielli. Njerëzit që ecët e mendje e vepra deri më sot duhet ta kuptojmë se e tejkalon edhe Oqeanin në Mërgatën shqiptare,në dekada e procese . Ndërsa për ndokënd që nuk e kupton këtë shkëlqim është sikurse Hëna edhe ajo shëndrit por e merrë dritën nga Dielli! Po ta shikojmë sot tokën e shqiptarëve në gjithë hapsirën e tyre etnike, gjeografikisht e kemi fjalën nga lartë, me datën 28 Nëntor, ajo shihet kuq e zi, kudo shqiptarët flasin e mendojnë Shqip. Në këtë datë njësohet kombi dhe rilindë e përtërihet nervi atëdhetar për të reaguar si tërësi, këto janë shenja që ne ishim dhe jemi Një. Kur jemi një e kemi një datë dhe një zë që ndihet më fuqishëm.
Shqipëria Etnike do të Bëhet .
Hyzri Salihu
Koordinator i FBKSH,së
Shqipëri Etnike – Bota Shqiptare
22.11.2018