Pas përfundimit të protestës shoqëria civile bëri thirrje për nënshkrimin e peticionit që ishte përgatitur mbi këto pika:
- Hetim të pavarur dhe transparent për rastin sa më parë
- Dorëheqjen e udhëheqësve të Ministrisë së Drejtësisë dhe Ministrisë së Punëve të Brendshme për mosgatishmërinë morale e ligjore për të kërkuar dhe dhënë përgjegjësi.
- Fillimin e menjëhershëm të ndjekjes penale të përgjegjësve që dështuan të garantojnë sigurinë e jetës së Astritit në institucionet e shtetit dhe shkarkimin e zyrtarëve përgjegjës në tërë zinxhirin hierarkik për mos trajtimin dinjitoz të Astritit në qendrën e paraburgimit edhe pas vdekjes së tij.
- 4. Kryesia e Kuvendit të Kosovës në bazë të Nenit 38, paragrafit 1 të Rregullores së Punës së Kuvendit, të thërras mbledhje të jashtëzakonshme për rastin e Astrit Deharit.
Aktivistët e shoqërisë civile filluan mbledhjen e nënshkrimeve në dy pika dhe atë vetëm në sheshin e Prishtinës, ku vetëm brenda 4 orëve peticioni arriti të nënshkruhej nga 2623 persona të cilët ndanë të njejtin shqetësim për rastin e Astrit Deharit.
Ndërsa, gjatë ditës së nesërme shoqëria civile ka paralajmëruar që do të zgjerohen edhe me tri pika të reja në qytetin e Prishtinës duke filluar nga ora 10:00 deri në orën 19:00, ndërsa ato janë:
Pika e parë – Para hotel Swiss Diamond – Sheshi Nënë Tereza
Pika e dytë- Ministria e Kulturës
Pika e tretë- Sheshi Zahir Pajaziti
Pika e katërt – Rruga Pejton, tek Trosha e vjetër
Pika e pestë- Kampusi i universitetit
Ndërsa, peticioni do të vazhdojë të përhapet edhe në komunat tjera të Kosovës./lajmi.net
.